Prej orës 12:00 deri në orën 14:00 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat kanë vendosur 420 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Si dhe 441 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për përdorim celulari, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.
Në të gjithë vendin u angazhuan 780 punonjës policie të Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme./a.m.