La Repubblica i ka kushtuar një artikull këngës së reperit Kosovar Getoar Selimi, duke thënë se shqiptari ka krijuar një muzikë që i këndon Berlusconit… kjo është dhe kënga e fundit e Gheto Geasyt, e cila flet për pushtetin, paranë dhe luksin, 3 elementet që media italiane kujdeset t’I vërë në pah në artikullin e saj.
“Luksi, pushteti dhe paraja… janë këto arritjet e “Babait” dhe “Bossit” Berlusconi, të kënduara nga artisti… Gheto është njëri ndër zërat rebel dhe më të njohur të vendit dhe kjo këngë është shikuar nga miliona njerëz në You Tube”– përfundon shkrimin e saj La Repubblica.