Humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kahun tjetër të rrugës, duke u përplasur me makinat që i vinin drejtpërdrejtë. Ky ka qenë fati tragjik i një të riu shqiptar i cili ka humbur jetën në Itali. Makina e tij ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër automjet.
21 vjeçari ka vdekur në vend kur me makinën e tij Volksëagen Polo, është përplasur me një fuoristradë.
Aksidenti ndodhur mbrëmjen e së martës. Italiani nuk është dëmtuar rëndë nga përplasja, madje ka qenë ai që ka marrë në celular ambulancën.
Nga fotot dhe videot duket qartë që impakti ka qenë mjaft i fortë/java/a.k