Kryetari i Aleancës Demokristiane, Zef Bushati shkruan në lidhje me temën e shumë përfolur të ditëve të fundit, ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump.
Bushati shprehet se sipas protokollit Shqipëria përfaqësohet nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Ndërsa të tjerë mund të sigurojnë ftesa nga partitë amerikane, por edhe kjo ka kosto pasi të gjitha shpenzimet për këtë ceremoni janë individuale.
Reagimi i Bushatit
Dy fjale te thjeshta per ceremonine Trump. Protokolli i SHBA dhe te ftuarit. Kjo formule eshte klasike. Pjese e protokollit edhe ne SHBA jane drejtuesit e larte te shteteve,etj. Simbas protokollit, Shqiperia perfaqesohet nga nr 2 i shtetit Shqiptar simbas Kushtetutes, Kryetari i Kuvendit z.Ilir Meta. Te ftuarit e protokollit kane nje vend te vecante.
Te tjeret Klosi, Bushati, Basha,Mediu, etj. jane te ftuar. Ftesa sigurohet ne disa intitucione ne SHBA simbas ndarjes qe ka bere stafi i organizimit te ceremonise te Presidentit Trump. Te ftuarit jane 5-10-15-20 mije simbas parashikimit te organizatoreve. Ftesa simbas planifikimit shperndajne edhe Partia Republikane dhe Partia Demokratike Amerikane.
Por shperndajne edhe insitucione te tjera qeveritare, jo qeveritare dhe religjioze. Natyrisht qe cdo emer kalon ne filter dhe miratohet. Gjithsesi eshte kenaqesi te marresh pjese ne kete ceremoni, por nuk varet vetem nga deshira, por edhe nga financat e tua.
Te gjitha shpenzimet e personave qe kane siguruar ftesen behen nga ata vete. Nje udhetim nga Shqiperia ne SHBA ka kosto, jo vetem bileta e udhetimit por dhe akomodimi ne hotel,etj. Kush ka mundesi, paguan. /b.d