Autorja e famshme italiane, Alessia Grieco Vessicchio, e rikthyer këtë edicion të ri të Big Brother Albania 9, e ftuar në emisionin e pasdites në Top Channel ka zbuluar më tepër detaje nga formati më i ndjekur reality në shqipëri.
Sipas Vessicchio, këtë vit gjithçka do të ketë një pamje dhe një rikonceptim të ri.
Shtëpia këtë edicion do të jetë me një dizenjim të ri dhe të ndryshëm nga edicionet e kaluara, me elemente të reja për ta bërë programin sa më interesant.
Juria është një risi këtë vit e cila do të qëndroj gjatë gjithë spektaklit, përveç atyre që janë aktualisht për të bërë përzgjedhjet e banorëve të BBA 9, do të jenë edhe personazhe të rinj të cilët mbeten ende pazbuluar.
Po çfarë kërkon Big Brother këtë sezon? Autorja italiane ka sqaruar se këtë herë do të përzgjidhen njerëz që kanë histori dramatike, dhe dinë ta shfaqin atë. Do të jetë një teatër real, tha ajo ku nuk do të pritet nga vetë banori të nxjerri historinë e tij, por do të jetë produksioni që do komplikojë ngjarjet në mënyrë që ajo të shfaqet.
Ashtu siç tashmë dihet, risia e këtij viti do të jetë se Big Brother do të jetë në një Love Edition, me synim që dashuria e tyre të vihet në provë.
Por, Alessia ka sqaruar edhe diçka tjetër përsa i përket mardhënieve seksuale në ekran. Ndryshe nga Arbana Osmani, ajo u shpreh se seksi do të lejohet, por jo para kamerave. Do të jetë “vëllai i madh” ai që do të përcaktoj se ku do të kryhen mardhëniet.
Sa i përket startit ai do të jetë fillimi i muajit Mars, por ende një datë e caktuar është shprehur Vessicchio, duke rrëzuar kështu thashethemet e ditëve të fundit të hapur në media, të cilat shpreheshin se do të ishte 4 Marsi premiera e spektaklit. Ndërkohë aplikimet janë ende të hapura për të gjithë ata që kanë dëshirë të jenë pjesë e spektaklit edhe për shqiptarët në Kosovë e Maqedoni. /imalbania.com