Në skenë për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar Arlind Ajeti ka dalë një tjetër skuadër dhe bëhet fjalë pikërisht për Palermon.
Sipas asaj që raporton faqja e specializuar “Calciomercato.com”, e cila i referohet burimeve të “Tuttosport”, trajneri i skuadrës Granata, Sinisa Mihajlovic dëshiron të marrë te Torino, Edoardo Goldanigën, mbrojtësin 23-vjeçar të Palermos.
Për të bindur drejtuesit e klubit sicilian të lënë të lirë lojtarin, drejtuesit e Torinos pritet t’i ofrojnë Maurizzio Zamparinit, para, plus kartonin e Arlind Ajetit.
Te ekipi sicilian mbrojtësi shqiptar do ta kishte të sigurt vendin në formacionin titullar dhe duke parë problemet e shumta që po has Palermo në mbrojtje gjatë kësaj periudhe, Ajeti do t’i jepte më shumë siguri prapavijës së skuadrës që drejtohet nga Eugenio Corini. /a.m.