Efektivët e policisë italiane në provincën Lodi kanë arrestuar tre të rinjt shqiptarë si dhe i kanë sekuestruar atyre 520 kg drogë, e dyshuar kanabis sativa.
Vlera në para e drogës kapte shifrën e 5 milionë eurove.
Efektivët i janë vënë pas një makine e cila përdorej nga elementë kriminalë. Makina në fjalë po shoqëronte së bashku me një automjet tjetër një furgon ëmbëlsirash.
Pavarësisht se shqiptarët e kanë vënë re se kanë qenë nën ndjekjen dhe vëzhgimin e policisë, tentativat për t’u larguar dhe fshehur në pyll kanë qenë të kota.
Policia zbuloi në furgon pakot e marijuanës të fshehura poshtë një batanije./java/a.k