Dy shtetas shqiptarë janë ndaluar nga policia britanike me akuzën e kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike.
Shqiptarët janë ndaluar në kushtet e flagrancës në Gloucester të Britanisë, brenda një godine të përshtatur si laborator droge.
Laboratori kishte pajisje dhe llampa ngrohjeje për rritjen e lëndëve narkotike. Brenda tij u kapën edhe 189 bimë kanabisi të gatshme për të dalë në treg. Shqiptarët u ndoqën pasi dyshoheshin për veprimtari të jashtëligjshme. Ata qëndronin në Britani pa dokumentacionin e nevojshëm./a.m.