Policia e Shtetit ka ndërmarrë një Plan Veprimi me forca policie civile për kontrolle të befasishme.
Plani i Masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë, personave në kërkim, parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike etj.
Kontrolle të befasishme në të gjithë vendin.
Kontrollet në akset rrugore nacionale , në qytete, në makina, automjete e lokale.
Gjatë 12 orëve të fundit në të gjithë vendin janë ushtruar kontrolle në 1289 automjete, në 176 lokale dhe rreth 1500 shtetas.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan dy armë zjarri dhe një sasi lëndë narkotike.
Kontrollet do vijojnë në mënyrë të befasishme edhe në ditët në vijim./a.m.