Përbërësit për 6 persona:
250 gram fileto derri
2 lugë miell
1 e gjysmë kokërr portokall
1 thelpi hudhër
1 lugë gjelle brandy
1 degëz rozmarinë
Pak verë e bardhë
Pak margarinë
Vaj dhe kripë sipas dëshirës
Përgatitja:
Në fillim shtrydhni lëngun e portokalleve. Pastroni më pas dhe qëroni thelpinjtë e hudhrës. Pritini ato sa më hollë të mundeni.
Pastroni njëkohësisht filetot nga dhjami dhe plurosini me miell dhe marinojini me kripë, piper dhe gjethe rozmarine. Në një tigan me vaj të nxehur, shtoni hudhrat, mishin, verën, brandyn dhe lërini në zjarr të nxehur.
Kur të shihni që mishi është bërë shtojini lëngun e portokallit dhe gradualisht uleni flakën. Lërini ashtu për 30 minuta, duke e kthyer mishin nga të dyja krahët herë pas here.