Ka vdekur në moshën 82 vjeçare, astronauti amerikan, Eugene Cernan, njeriu i fundit që ka ecur në Hënë.
Cernan, i cili gjithashtu ishte një nga njerëzit e parë që ka ecur në hapësirë, ka vdekur i rrethuar nga familja, gjatë ditës së hënë, raporton, agjencia e lajmeve, Reuters.
Udhëtimi i tij tre ditor në Hënë është realizuar në dhjetor të vitit 1972. “E dija që kisha ndryshuar gjatë atyre tre ditëve në Hënë pasi nuk i takoja më vetëm Tokës”, ka shkruar Cernan ndër të tjera në librin e tij, me titull: “Njeriu i Fundit në Hënë”/a.k