Dy të rinj u përfshinë në një sherr të dhunshëm mbërmjen e djeshme në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë, pas një aksidenti.
Sherri nisi pasi dy automjetet që ata drejtonin u prekën me njëri – tjetrin.
Raportohet se dy të rinjtë që drejtonin makinat dhe babai i njërit prej tyre u përfshinë në konfliktin fizik, ndërsa më pas u përfshinë edhe disa të njohur të tyre.
Nga video e filmuar nga një dëshmitar shihet edhe një punonjës policie që ka qenë aty pranë, por që nuk ndërhyn.