Seanca gjyqësore për gjyqtaren Majlinda Andrea, e cila ishte parashikuar të mbahej sot, është shtyrë për datën 30 janar. Shkak për këtë vendim është bërë mungesa e avokatit të së pandehurës Eleni Lino. Më herët gjyqtarja Majlinda Andrea, e akuzuar për korrupsion pasiv ka kërkuar nga kolegët e saj gjykim të shkurtuar. Ndërkohë gjykim të shkurtuar, përveç gjyqtares nën akuzë, ka kërkuar edhe Petraq Dashi, Ilia Cabiri dhe Eleni Lino ndërsa bashkëshorti i gjyqtares Odhise Andrea kërkoi që gjykimi ndaj tij të zhvillohet me procedurë normale.
Sipas hetimeve të Prokurorisë, Eleni Lino dhe Ilia Çabiri, nëpërmjet sekserit Petraq Dashi dhe Odhise Andreas, i kanë paguar në muajin korrik të 2016 gjyqtares Majlinda Andrea 50 mijë euro në këmbim të një vendimi pronësie.
ma.me