Eugene Cernan – njeriu i fundit që shkeli në hënë në vitin 1972, ka vdekur sot në moshën 82 vjeçare, ka njoftuar NASA përmes një postimi në Twitter.
I lindur në Çikago në vitin 1934, Cernan ka diplomuar në elektro-inxhinieri si dhe master në shkenca energjetike. Ai u zgjodh nga NASA në grupin e tretë të astronautëve në vitin 1963.
Cernan ishte komandanti i “Apollo 17” dhe njeriu i 11’të i cili shkeli me këmbë në hënë në misionin e NASA’s.
Detajet rreth vdekjes së tij nuk janë bërë të ditura ende, transmeton Gazeta Express.
Cernan ka qëndruar në hapësirë 566 orë e 15 minuta, nga të cilat 73 orë i ka kaluar në sipërfaqen e hënës, sipas NASA’s. (b.an)