Një banesë private është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në Vorë, ku mësohet se vila private, në pronësi të një shtetasi turk është përfshirë nga flakët.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz po vetëm dëme materiale. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për shuarjen e flakëve.
Deri më tani shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura, ndërsa ka nisur puna edhe për hetimin e ngjarjes. /b.d