Deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza ka reaguar pas akuzave në media në lidhje me pasurinë e tij. Ai ka reaguar ashpër nda ish-kolegëve të tij analistë dhe pronarët e mediave që sipas tij sulmuan modelin e tij në politikë. Peza tha se ai nuk ka shtuar asnjë qindrakë pasuri prej kur hyri në politikë.
Sipas Pezës, pasuria e tij për të cilën po sulmohet është burim i pagave të larta që ai ka marrë në mediat ku ka punuar. Peza tha se askush nga gazetarët nuk kërkoi nga ai një deklaratë dhe sqarim por të gjithë e sulmuan pa bërë një ballafaqim me dokumentet.
Deklarata e Pezës me shkuritme:
E gjithë çfarë ka qenë këto 3-4 ditë, nuk ka qenë betejë për të vërtetën. Sepse po të ishte betejë nga ana e PD, unë thashë që jam i hapur, por në 4 ditë vetëm fjalime politike për një betejë më shumë se politike. Nuk thanë asgjë, nuk treguan asnjë dokument. Nuk ishte vetëm një betejë politike por nuk ishte as një betejë morale sepse po të ishte betejë morale, gazetarët, në mos shkofshit në ILDKP të paktën të shkonit deri të zyra e drejtorit tuaj e të pyesnit, ore ky Alfred Peza pse e ka pasur 10 mln rrogën, ky Alfred Peza pse fitonte kaq mijëra euro që e di gjithë Shqipëria. Ky Alfred Peza kur punonte te Klani sa e kishte rrogën. Pra të gjtiha mediat nuk e kanë pasur betejë morale. është beteja e ziliqarëve, kolegëve të mi. I mirëkuproj ziliqarët për paratë e mija, Do doja t’i justifikoja por nuk i justifikj dote sepse është bërë betejë e paprinciptë. Nëse do ishte betejë morale ju mund të vinit të më kontaktonit. Askush nuk ka trokitur në derën time. Askush nuk ka çuar një mesazh që dua një prononcim. Unë si gazetar do ju kisha mirëpritur sepse kisha bërë gati edhe dokumentet. Deklarata e pasurisë 2013, përpara 2013-ës.
Ja ku e keni deklaratën e pasurisë së bashkëshortes sime Mirela Ndini. I kisha gati, pse nuk erdhi asnjë gazetar, asnjë koleg i imi, asnjë analist nga ata të shquajturitqë nuk paskan 1 mln dollarë. Këto dokumente që nuk i mori media, do t’i mari ILDKP, pasi çështja po hetohet. Do doja tu sillja deklaratën e Lulzim Bashës kur ishte 30 vjeç, dhe kishte punuar 4 ditë më parë. Kishte 1 milion euro. Pasuria e Alfred Pezës pas 2013-s është shtuar me 0 lekë, përtej interesave nga depozitat.
/a.m.