Një mikorbus ka dalë nga rruga në aksin rrugor Peshkopi-Kastriot. Aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të pasdites ndërkohë ende nuk dihet numri i saktë i personave të lënduar.
Sipas të dhënave paraprake, në spitalin e Peshkopisë është paraqitur një person me plagë të rënda në kokë ndërkohë raportohet se në mjet ndodheshin 12 udhëtarë.
Sipas të dhënave paraprake bëhet me dije se drejtuesi i mikrobusit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Policia ndëkorhë ka nisur veprimet hetimore në vendngjarje./a.m.