Shefi francez i diplomacisë, Jean Marc Ayrault deklaroi se përgjigjja që duhet t’u japin evropianët deklaratave të Donald Trump mbi BE-në apo Brexit është të tregojnë unitetin e tyre.
“Përgjigja më e mirë ndaj intervistës së presidentit amerikan është uniteti i evropianëve, është duke bërë bllok”, deklaroi Ayrault para një mbledhje të BE-së në Bruksel, si përgjigje ndaj deklaratave të presidentit të zgjedhur amerikan në një intervistë për të përditshmen britanike “Times” dhe atë gjermane “Bild”.
Trump ka shprehur gjithashtu se Britania e Madhe bëri mirë që doli nga BE-ja./ b.d