Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve ka vendosur se nuk do të ketë seancë parlametare të enjten e ardhshme. Mesohet se është kërkuar gjithashtu më shumë kohë për projektligjet që do të kalojnë në komisione. Për këtë arsye u vendos që të shtyhet me një muaj kohë afati për Komisionet Hetimore.
Kreu i grupit parlamentar Edi Paloka ka kërkuar më mbledhjen e sotme që t’i kushtohet një vëmendje maksimale procesit zgjedhor. Edhe kësaj radhe Paloka ka këmbëngulur që të vihet në zbatim implementimi i elektronikën në procesin e votimit dhe numërimit në zgjedhjet e ardhshme të qershorit.
“Komisioni i reformës të mbajë përgjegjësi për elektronikën. Duhet t’i kushtohet një vëmendje më e madhe procesit procesit zgjedhor”, mësohet të jetë shprehur Paloka.