Biden i bëri këto komente në Kiev, në vizitën e fundit si nënkryetar.
Ai tha se sanksionet amerikane kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë dhe përfshirjes së Moskës në konfliktin në lindje të Ukrainës, duhet të mbeten në fuqi derisa Moksa të zbatojë plotësisht “Marrëveshjen e Minskut” për paqe në Ukrainë.
Biden tha se është e vështirë mbështetja në këtë marrëveshje, kur dihet se Rusia refuzon t’i përmbahet asaj.
Duke folur pranë presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, Biden tha se Ukraina duhet të vazhdojë të angazhohet për sundim të ligjiit dhe luftim të korrupsionit, shkruan tema.
Poroshenko falënderoi Bidenin për mbështetjen e palëkundur për Ukrainën dhe falënderoi SHBA-në për zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë.