Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, në rrugën “Aleksander Moisiu” në Kinostudio është plagosur me armë zjarri shtetasi Xh. K., 22 vjeç.
I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa nuk dihen shkaqet që sollën plagosjen e 22-vjeçarit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
ma.me