Lorik Cana e ka kujtuar fëmijërinë e tij me një fotografi kur ai ishte në moshën gjashtëvjeçare.
Ajo që vlen të theksohet është se që nga ajo kohë, ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi ishte edukuar me frymë patriotike.
Veshjet kombëtare dhe plisi si simbole identifikuese të shqiptarëve janë edhe elementet dalluese të imazhit të publikuar.
“Unë në moshën gjashtëvjeçare. Krenar me plis, shqiptar, dardan. Kosova është Shqipëri”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.
Ndërsa në mbishkrim tregohet se fotografia është bërë në Gjakovë në vitin 1989. /Telegrafi/