Në 5-së kampionatet më të forta në Europë, Mauro Icardi qëndron i pari përsa iu përket golashënuesve dhe asisteve së bashku, me 22 të tllë, ndjekur nga Alexis Sanxhez 21. Kjo edhe për meritë që bomberi zikaltër shënoi mbrëmë në fitorën 3-1 kundr Chievos.
I intervistuar pas përfundimit të takimit, ai ka tronditur tifozët “zikaltër” me deklaratën e tij, por jo vetëm. Mauro ka deklaruar se një transferim në kampionatin Kinez mund të ndodhë në çdo moment, pavarësisht se pak muaj më parë nënshkroi një kontratë të re me Inter që do ta mbajë të lidhur për 5-së vite.
“Unë jam i lumtur tek Interi dhe më pëlqen Seria A, por në çdo moment mund të shkoj në kampionatin kinez” ka thënë Icardi, që duket se është tërhequr nga milionat që ofrojnë nga shteti aziatik.
Sulmuesi nuk ka konfirmuar nëse në adresë të tij ka ndonjë ofertë konkrete apo kjo është thjesht një ëndërr e tij.
“Unë jam 23 vjeç, jam ende shumë i ri dhe jam i kënaqur që mbaj të veshur fanellën e Interit, por Kina është në planet e mia. Ndoshta aty mund të mbyll karrierën, ndoshta iki më shpejt”, u shpreh Icardi./bw/a.k