OSBE/ODIR thotë se është shumë vonë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Vëzhguesi kryesor i zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të realizuar në zgjedhjet e qershorit, votimin dhe numërimin elektronik.
Gjithashtu OSBE/ODIR ka kundërshtuar edhe kërkesën e LSI, e cila ka propozuar listat e hapura për zgjedhjet e 2017-s.
Gazeta “Panorama” ka zbardhur letrën e OSBE/ODIR, sipas së cilës theksohet se koha e mbetur në dispozicion nuk është e mjaftueshme për të ndërmarrë ndryshime të thella në Kodin Elektoral.
Por për OSBE, edhe pse koha është në limitet e saj, katër çështje mund të trajtohen nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore. Asnjëra nga këto katër çështje nuk ka të bëjë me kërkesat e PD-së apo LSI-së, lidhur votimin elektronik apo listat e hapura.
Arbitri kryesor i zgjedhjeve kërkon që të ndërhyhet sa më parë në miratimin e amendamenteve që sigurojnë transparencë të partive politike në fushatë, garantimin e kuotave gjinore, forcimin e sanksioneve ligjore për shkelësit e ligjit zgjedhor, si dhe përmirësimin e kuadrit ligjor të mbulimit mediatik të fushatës elektorale.
“Është shume vonë për Komisionin e Reformës zgjedhore që të adresojë të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe rekomandimet e mëparshme në përmirësim të legjislacionit zgjedhor”.
Megjithatë nuk është shumë vonë për të adresuar disa pika të rëndësishme përpara se të mbahen zgjedhjet parlamentare të 2017.
Sipas OSBE/ODIR, këto pika duhet të përmirësohen pa rishikimin e plotë të ligjit. Gjithashtu evidentohet në këtë letër se, koha e mbetur nuk jep mundësinë për të bërë diskutime të gjera për katër fushat ku mund të ndërhyhet në Kodin Elektoral.
OSBE/ODIR në këtë letër u bën thirrje autoriteteve shqiptare dhe inkurajon që të shfrytëzojnë kohën e mbetur për të bërë disa përmirësime në legjislacionin zgjedhor para zgjedhjeve parlamentare të 2017./a.k
OSBE thoni se eshte arbiter,por arbitri,nuk I vendos rregullat e lojes.Rregullat e lojes I vendosun pjestaret e lojes dhe arbitri thirret vetem per te zbatuar rregullat e vendosura nga lojtaret.Supozojme se OSBE paska fuqi me te madhe se nje ARBITER,pse atehere nuk ka nderhyre ne kohe per te bere te gjitha plotesimet e nevojeshme,e ne Kohen e duhur te kodit zgjedhor? Apo ka fjetur gjume dhe tani qe kerkohen te merren vendime,kujtohet e thote ,se nuk paska kohe,Nese kane ardhur ne Shqiperi per nje pune ,ta kryejne ate ne Kohen e duhur dhe me cilesine e duhur,ose te mos perzihen fare ne punet e partive shqiptare dhe vetem kur te behen zgjedhjet (Ashtu sic do te vendosin vete partite pjesemarrese),te na vijne e te na MONITOROJNE zgjedhjet thjesht si nje arbiter (qe nuk eshte pjestar I asnje prej lojtareve,apo skuadrave pjesmarrese).