Shqipëria ka obligim kushtetues që të kujdeset për bashkëkombësit që jetojnë jashtë territorit të vendit. Nuk bëhet fjalë për përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë, por për konsultime me liderët politikë të shqiptarëve të Maqedonisë, deklaroi ambasadori shqiptar në Maqedoni Fatos Reka në intervistën për Radion Evropa e Lirë.
Siç transmeton Gazeta Express, Reka hedh poshtë akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se me takimin në Tiranë me liderët përzier në punët e brendshme të Maqedonisë, për faktin e thjeshtë se takimi u realizua pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, kur tashmë diheshin rezultatet e secilës parti.
“Pa dyshim se partitë shqiptare në këtë moment kanë një vlerë në lidhje me formimin e Qeverisë (së Maqedonisë). Qeveria dhe shteti shqiptar kanë obligim kushtetues që të përkujdesen për bashkëkombësit tanë, të cilët jetojnë në jashtë territorit të Shqipërisë dhe për këtë arsye ndodhën takimet me kryeministrin e Edi Rama dhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. ”, deklaroi Reka.
Në pyetjen se a mund këto takime të sjellin konflikte ndëretnike, Reka u shpreh i bindur se nuk do të ndodhë një gjë e tillë, për shkak se, sipas tij, politikanët shqiptarë dhe maqedonas do të dinë ta menaxhojnë këtë situatë ./b.d