Floreta Lena, bashkëshortja e biznesmenit të njohur shqiptar, Harri Lena është përfshirë në një aksident rrugor që fatkeqësisht ka shënuar një viktimë.
Aksidenti ka ndodhur më 11 janar rreth orës 09:30 të mëngjesit në lagjen “Palorto” në Gjirokastër. Sipas policisë, gruaja 50-vjeçare ka qenë duke drejtuar një makina Mini Cooper AA259BT kur ka përplasur një këmbësor.
Shemsi Bezgo 63 vjeç u raportua nga policia në njoftimin e parë zyrtar, se ndodhej jashtë rrezikut për jetën. Por më vonë, burimet zyrtare nga policia njoftuan se dy ditë pas aksidentit, më 13 janar, kishte gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë, i aksidentuari Shemsi Bezgo. Sipas veprimeve të para hetimore, dyshohet që gruaja e biznesmenit të ketë humbur kontrollin e automjetit për shkak të ngricave.
Pas vdekjes së këmbësorit, bashkëshortja e biznesmenit është arrestuar dhe tashmë çështja i ka kaluar për hetim të mëtejshëm prokurorisë së Gjirokastrës.
Floreta Lena pritet të dalë para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurimit personal që do të vendoset ndaj saj, ndërsa hetimet vijojnë.
Harri Lena zotëron përfaqësinë e makinave BMW në Shqipërinë si dhe biznese të tjera. /express/b.d