Një aksion policor i ngjashëm me skenar filmi është kryer në Shkodër ku janë arrestuar 3 persona dhe janë sekuestruar rreth 10 kg kanabis.
Mësohet se policia u vu në ndjekje të një automjeti për të cilin kishte sinjalizim se transportonte kanabis. Mjeti qarkullonte në aksin Shkodër-Hani i Hotit me destinacionin Muriqanin.
Teksa kuptuan që ishin në ndjekje trafikantët shtuan shpejtësinë. Por ata u aksidentuan dhe mjeti u përplas. Mësohet se ata nuk pësuan dëmtime të rënda por u prangosën nga policia që gjeti edhe lëndën narkotike në automjet./a.m.