Luana Vjollca është rikthyer në ekran me emisionin “Pa limit”, duke e nisur këtë sezon me intervistën që i bëri motrës së saj, Marina Vjollca. E veshur me një fustan të bardhë, Luana ekspozonte linjat pasi ka marrë disa kilogramë me tepër se ç’duhet.
Vetë Luana është shprehur se fillimisht u ushtrua në palestër me programe që të rrisin volumin e fizikut, por më pas situata i doli jashtë kontrollit. Ky fakt nuk i ka shpëtuar syrit vëzhgues të ndjekësve të saj, të cilët kanë vërshuar me lumë komentesh në YouTube, poshtë sekuencave të programit “Pa limit”.
Sipas tyre, intervista që motra i bën motrës nuk u është dukur aspak interesante, pasi nuk thonë asgjë përveçse “u duket vetja si të bukura”. Ndër komentuesit që i komplimentojnë, kanë qenë të shumtë edhe ata që janë shprehur negativisht për Luanën, ku mund të veçojmë disa prej tyre teksa thonë: “Femër më e shitur se kjo s’besoj të ketë. S’e di s’më ngjit fare, shumë false si shpirtërisht, ashtu dhe fizikisht”, “na i shpifët, dhe brekët me mbushje të Luanës do të shohim ne?!”, apo “booohh kjo Lunana s’e kupton sa fake i ka bërë të pasmet, kopje e shëmtuar e Kimit.”
Më tej, duke i komentuar si motra që punojnë në të njëjtin televizion, ndjekësit u drejtohen me fjalët: “Jeni pa talent dhe doni vetëm të dukeni. Por duhet ta dini që njerëzve u pëlqen thjeshtësia”. E ndër të tjera kishte dhe ndonjë koment pikant me humor, si dikush që u drejtohet kështu: “Ju motrat Vjollca jeni bërë më keq se Dëshmitarët e Jehovait, s’guxoj të hap dollapin se mos më dilni dhe aty”.?
Luana rikthehet në ekran, pas një periudhe të gjatë mungese, kohë që e ka shfrytëzuar për klipet e saj. Së fundi ajo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe videoklipin “Je veç ti”, një baladë që trajton temën e dashurisë në çift me muzikë nga Cricket dhe Bled Beats e tekst të Yll Limanit. Në pak ditë që u publikua në YouTube kënga regjistroi mbi 200 mijë shikime, por asnjë koment, pasi Vjollca kishte bllokuar opsionin e komentuesve në YouTube.
Mesa duket ajo nuk dëshiron të dijë opinionin e fansave, pasi nuk ka eksperiencë të mirë me klipet e mëparshme, ku kanë mbizotëruar komentet të tipit “s’ke zë dhe talent për këngëtare”, përveç përshkrimeve apo etiketimeve për pamjen e jashtme, grimin e veshjen. Por prezantuesja e programit “Pa limit”, rubrika e programit “E diell” që këtë sezon televiziv vjen si produksion i veçantë në orarin e pasdites, tani merr edhe ftesa për të performuar në koncerte. Për festa ajo udhëtoi drejt New York, pasi Getoar Selimi e bëri pjesë të turit të “Babastars” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.