Ashtu siç u paralajmërua, duke parë kushtet e PD dhe aletatëve të saj të vegjël, lidhur me Reformën në Drejtësi, tashmë bëhet e qartë se PD po tenton të shkojë drejt bojkotimit të zgjedhjeve. Për këtë ka zgjedhur si argument çështjen e votimit elektronik, të cilin sa kohë ishte në qeverisje nuk e mundësoi. Bashkëkryetari demokrat i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi sqaroi sot arsyet pse opozita u largua nga mbledhja e komisionit për Reformën në Drejtësi duke akuzuar PS se “po e vret reformën zgjedhore duke mos pranuar votimin dhe numërimin elektronik”.
Ndërsa ende nuk dimë cili do jetë qëndrimi zyrtar i PD-së për hyrjen në zgjedhje nëse nuk pranohet propozimi i tyre, ndonëse Bylykbashi foli sot për një “veto” që PS i bëri reformës.
“Nëpërmjet identifikimit elektronik zgjedhësit votojnë vetë, askush nuk voton për ta, nuk ka votim në emër të të tretëve. Me votim elektronik komisionerët nuk kanë në dorë procesin e votimit, qytetari hyn dhe voton. Nuk ka nevojë për kartë identiteti, nuk ia blen dot njeri kartën e identitetit, duke i mohuar të drejtën e votës. Ai shkon dhe identifikohet me shenjën e gishtit. Me votimin elektronik nuk do të ketë korruptim të komisionerëve për të lejuar votim të shumëfishtë. Militantët partiakë do zhduken. Këto janë arsyet pse propozimi ynë për votim elektronik dhe numërim elektronik me rezultat të menjëhershëm është thelbi i reformës”,- sqaroi ai.
“Me veton e sotme ishte momenti kur PS ‘vrau’ reformën zgjedhore, pa këtë çështje nuk mund të këtë reformë. Nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi Bylykbashi.
Balla: Bojkoti i PD-së i paprecedent, nuk pranojnë rekomandimin e OSBE/ODIHR
Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Taulant Balla nga Kryesia e Kuvendit akuzoi Partinë Demokratike se po tenton të shmang rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ai e cilësoi bojkotin e opozitës në mbledhjen e sotme të paprecedentë.
Me. Ar