Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry u takua sot me udhëheqësit vietnamezë në Hanoi si pjesë e udhëtimit të tij të fundit jashtë vendit para largimit nga detyra, njoftoi media vendase. Udhëtimi i Kerrit, që është i katërti i tij në Vietnam në rolin aktual si diplomat i lartë amerikan, përfshin një takim me kryeministrin vietnamez, Nguyen Xuan Phuc sot në mëngjes pas mbërritjes në vend dje në mbrëmje.
Udhëtimi është kryesisht simbolik, duke qenë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump më 20 janar.
“Kjo është më së shumti një turne lamtumire”, tha Murray Hiebert, një ekspert në Azinë Juglindore, në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, për portalin “VnExpress International”.
ma.me