40 persona vdiqën për një javë nga hipotermia në Ukrainë, ndërsa mbi 800 janë në gjendje të rëndë, deklaroi shefja e shërbimit të ndihmës së shpejtë Tetjana Timoshenko.
Brenda 2 orëve të fundit , 11 njerëz kanë vdekur nga hipotermia, fillimisht në zonën Rovenska, Lvovska dhe Nikolaevska.
“Numri më i madh i viktimave kanë qenë të dehur” theksoi Timoshenko.
Prej gjashtë janarit në disa zona ukrainase temperatura u ul nga minus 20 deri minus 25 gradë Celsius./a.m.