Më 21 janar do të testohen 4300 mësues, të cilët kanë dorëzuar dosjet dhe kanë aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë”.
Dosjet fizike janë dorëzuar deri në datën 23 nëntor të vitit të kaluar. Këtë vit aplikantëve iu janë vënë në dispozicion 17 programet orientuese për 17 profilet e mësuesve që do të testohen.
Sa i përket rezultateve, ato do të shpallen online në portalin “Mësues për Shqipërinë”, brenda 2 ose 3 javëve. Çdo kandidat mund të ndjekë procesin e rekrutimit online. /java/b.d