Ministri i Drejtësis, Ylli Manjani, njëkohësisht edhe një zyrtar i lartë i LSI, ka shigjetuar vetëm pak minuta më parë në emisionin Top Story koalicionin PS- PDIU, duke u shprehur se Shpëtim Idrizin, është deputet i PD-së. “Partite te dalin vetem ne zgjedhje te masin veten dhe pastaj te bejne koalicione. Zgjedhjet I fituam PS-LSI, jo me Shpetim Idrizin. Ai eshte deputet i Partise Demokratike”, deklaroi Manjani.
Manjani nga ana tjetër ka zbardhur dhe atë që është përfolur gjatë në muajin korrik në prag të miratimit të Refomës në Drejtësi, si një përpjekje e LSI-së, por edhe e PD-së, për të rrëzuar qeverinë Rama. Sipas tij, nëse reforma nuk do të ishte miratuar me konsensus sot do të ishte në fuqi një qeveri tjetër. “Opozita duhet te respektohet. Opoziten kemi detyre ta mundim, jo ta masakrojme. Nese ndryshimet e Kushtetutes do beheshin pa konsensus, do kishim tani nje qeveri tjeter”, u shpreh Manjani.
Ministri Manjani nuk ka ngurruar të shprehet edhe për filantropin, George Soros, duke u shprehur se “me Reformen ne Drejtesi, shumica e eksperteve, kanë qenë pjesë e fondacionit Soros dhe se paguheshin prej Soros”. Sipas Manjanit, “Trump do jete nje President shume i mire”.
Intervista…
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani: Janë një tufë me ligje që unë kam propozuar dhe për një arsye dhe një tjetër nuk miratohen.
Sokol Balla: Pse nuk kalojnë, bllokohen nga partnerët tuaj politikë?
Ylli Manjani: Unë nuk e di pse nuk kalojnë. Unë kam propozuar një ligj tjetër për mbrojtjen e investitorëve të mëdhenj dhe ai ligj do të kishte mbrojtur edhe biznesmenin libanez, edhe ai ligj nuk kalon. Kam propozuar një ligj për të përmirësuar titullin ekzekutiv, nuk ecën as ai. Kam propozuar që të hapim shkollën e magjistraturës për t’i paraprirë reformës në drejtësi. Ai ligj mbeti në sirtar dhe nuk u bë asnjëherë, aq sa u detyrua komisioni i reformës që të fusë disa shtesa në ligjin e vettingut për magjistraturën. Edhe rasti i legalizimeve, ngrita 2-3 çështje parimore dhe ju i kishit me shumë korrektesë ato. Nuk jam ende në pozitën që të dal në konkluzionin që qeveria ku unë bëj pjesë është një qeveri mosntruoze. Unë bëj detyrën me shumë korrektesë.
Sokol Balla: Duket sikur është përplasje LSI-PS…
Ylli Manjani: LSI nuk më thotë mua sesi të bëj oponencat ligjore, por e bën Drejtoria e Ministrisë.
Sokol Balla: Kur folët që duhej nxjerrë ushtria kundër hashashit, Ilir Meta ju mori në telefon dhe ju kritikoi?
Ylli Manjani: Meta më ka dhënë besimin që të jem në krye të drejtësisë shqiptare dhe porositë që të jemi korrekt me detyrën dhe ligjin. Kjo është një detyrë politike dhe nëse nuk i them sot këto unë…
Sokol Balla: Kush ua kërkoi mendimin kur thatë që na duhet ushtria për të luftuar hashashin?
Ylli Manjani: Mendimi im është i njëjtë, duhet të shkulimi hashashin nga toka dhe koka e shqiptarit.
Sokol Balla: Vërtet besoni që është kaq serioz?
Ylli Manjani: Është shumë serioz dhe për të shkuar partizan në mal tek hashashi, çmimi luhatet nga 20 mijë deri në 40 mijë lekë. Pra njerëz që i shihnim rregullisht, këto kohë kanë preferuar të dalin partizanë e të bëjnë këtë punë të paligjshme. Fenomeni ekziston dhe ekziston në mënyra të frikshme. Shqipëria po jep një imazh gjithnjë e më shumë që po kultivon hashash.
Sokol Balla: Po kanabizohet?
Ylli Manjani: Padyshim.
Sokol Balla: Atëherë çfarë ndodhi, sepse kje qeveri mbylli lazaratin. Çfarë shkoi gabim? Në Qeveri nuk diskutohet fare hashashi?
Ylli Manjani: Në praninë time nuk është diskutuar asnjëherë. Dje u fol për një strategji për të luftuar hashashin me urdhër të kryeministrit. Dje kemi diskutuar më shumë.
Sokol Balla: Mendoni që Qeveria po e merr me vonesë seriozisht këtë çështje?
Ylli Manjani: Ka një konsensus të përgjithshëm që fenomeni është përhapur dhe kjo është pozitive.
Sokol Balla: Dmth e pranon edhe kryeministri këtë?
Ylli Manjani: Projektdokumenti niste më këto fjalë dhe u gëzova që të paktën e pranojmë fenomenin.
Sokol Balla: Ndani shqetësimin e opozitës se paratë e drogës mund të përdoren për blerjen e votës?
Ylli Manjani: Sa më shpejt të heqim këtë fenomen nga kokat tona aq më mirë do të jetë, sa më vonë aq me keq do të jetë. Lëvizin shuma marramendëse parash, ku nuk do të jetë më askush i zoti që ta bëjë këtë luftë pastaj proporcionale. Ne duhet ta ndalim me çdo kusht, me ushtri, xhandarmëri e të tjera. Unë jam për rikthimin e xhandarmërisë për të kontrolluar territorin.
Sokol Balla: Po thoni që droga është fenomen kërcënues për sigurinë kombëtare?
Ylli Manjani: Absolutisht që po! Situata, nëse ne nuk ndërhyjmë, siguria është shumë herë më e rrezikuar se gjithë fenomenet e tjera.
Sokol Balla: Megjithatë ju morët masa lehtësuese për përdoruresit dhe kultivuesit e vegjël, se kemi parë shpërndarës e kultivues të vegjël të dënuar ndërkohë që Klement Balili është i lirë, nuk mendoni se është padrejtësi.
Ylli Manjani: Ka plot padrejtësi të tilla. Një kryetar bashkie që është në burg tek Krimet e Rënda, se i kërkoi një vajze diçka dhe kemi dhe kryetar bashkie që kanë shit femra dhe janë në detyrë.
Sokol Balla: Po thoni për Elvis Rroshin?
Ylli Manjani: Unë bëra një përgjithësim, nuk merrem më çështje konkrete.
Sokol Balla: Si e keni përjetuar këtë debatin për dekriminalizimin a ka përgjegjësi PS?
Ylli Manjani: Unë nuk mendoj që partitë tona kanë patur përgjegjësi për përzgjedhjen e këtyre elementeve në lista, sepse kriteri ligjor në atë moment, ishte dëshmia e penalitetit. Rrugës u bë një ligj, që e kërkoi shumë më tepër. Por është pozitive sepse ndihmon për të pastruar politikën nga kjo.
Sokol Balla: Si ka mundësi që ja hedhin peshqit e mëdhenj gjithmonë, si Klement Balili?
Ylli Manjani: Edhe unë pyes sesi ka mundësi. Kam kërkuar që në 12 maj arrestimin e Klement Balilit.
Sokol Balla: Pse nuk u arrestua?
Ylli Manjani: Atë nuk e di unë. Unë nuk drejtoj Policinë e Shtetit. Është e vërtetë që ai ishte një zyrtar i propozuar nga ne dhe në atë kohë ne kemi bërë një distancim të qartë dhe të prerë.
Sokol Balla: Thonë që i janë bërë lehtësi atij për të mos e kapur?
Ylli Manjani: Ka thashetheme dhe lajme.
Sokol Balla: Ju jeni akuzuar se keni udhëtuar me të në Dubai?
Ylli Manjani: Do të më bëhej qejfi, por nuk kam qenë asnjëherë në Dubai.
Sokol Balla: Atëherë si doli gjithë kjo?
Ylli Manjani: Ka njerëz që duan të bëjnë lajme dhe në kohën e fundit janë shtuar shumë.
Sokol Balla: Pse e vonuat përkthimin e dosjes?
Ylli Manjani: Para se të vinte dosja e përkthimit, e njoha Balilin më 17 maj të vitit të shkuar kur Ardian Çipa na ka njoftuar se Klement Balili është vënë në kërkim ndërkombëtar dhe që në 17 maj ai duhej të ishte arrestuar dhe të vihej në dispozicion të prokurorisë shqiptare.
Sokol Balla: Ju kërkuat letra?
Ylli Manjani: Ne kemi kërkuar letrat para se të dilte urdhërarresti. Më 12 maj unë kam kërkuar letrat dhe më 17 maj ka ardhur urdhërarresti.
Sokol Balla: Kishte prova?
Ylli Manjani: Unë nuk e di këtë! Është dosje sekrete, e ardhur nga postë diplomatike nga Athina. Përkthimi i dosjes me 15 përkthyes nuk mori më shumë se disa ditë.
Sokol Balla: Dosja ju erdhi e përkthyer nga Greqia.
Ylli Manjani: Jo! Ka qenë një dosje informale dhe ne nuk merremi me dosjen informale. Ne merremi me dosje të protokolluar.
Sokol Balla: Keni propozuar disa ndryshime në Kodin Penal ku bëhet fjalë për procese hetimore kur dikush akuzohet se derisa ky person nuk paraqet rrezikshmëri sociale, të gjykohet i lirë dhe kjo është interpretuar sikur po bëhen për klasën politike.
Ylli Manjani: Ka një teori konspiracioni për këtë. Sot hyn në burg për “një dyshim të arsyeshëm” dhe ne fusim njerëz në burg njerëzit me këtë dyshim të arsyeshëm dhe sot kemi më shumë të paraburgosur sesa të burgosur. Fenomeni i dytë është kapja në flagrancë. Pyetja ka qenë, pse të arrestuarit në flagrancë nuk çohen për gjykim menjëherë? Nëse është arrestuar në flagrancë, vazhdo hetoje, por nuk është më në flagrancë. Ne po japim një përkufizim se ç’është dyshimi i arsyeshëm. Nuk e kemi shpikur, ne e kemi kopjuar dhe themi që dyshimi i arsyshëm është që prokurori duhet të japë të paktën një provë konkrete përpara gjyqtarit.
Sokol Balla: Pra nuk ka lidhet fare me zyrtarët që mund të hetohen për korrupsion që të shmangin publikun?
Ylli Manjani: Jo nuk ka asnjë lidhje me këtë! Edhe të korruptuarit, nëse kapen me një provë, të shkojnë direkt në burg. Unë e kam thënë që thelbi i reformës në drejtësi janë procedurat.
Sokol Balla: LSI e ka pak fobi këtë reformën në drejtësë, ka një perceptim të tillë.
Ylli Manjani: Nuk e di këtë perceptim.
Sokol Balla: Çfarë mendoni për reformën që është pothuajse drejt zbatimit?
Ylli Manjani: Ishte një detyrë shumë e vështirë e jona dhe u mbyll me një proces politikës si asnjëherë tjetër më parë dhe kjo mbyll çdo diskutim dhe tani nuk ka rrugë tjetër, vetëm një, zbatimi i atyre që janë miratuar me konsensus pikë për pikë. Sot është një situatë kaotike në sistemin gjyqësor, sot askush nuk kontrollon askend sepse KLD, ministri i Drejtësisë dhe Këshilli i Prokurorisë nuk inspektojnë dot sepse janë ngritur me ligjet e vjetra. Na thuhet që të vazhdojmë me ligjet e vjetra deri në njëfarë pike, por ece e gjeje. Institucionet e reja duhet të ngrihen një orë e më parë.
Sokol Balla: Pra po thoni që pasojat e para të reformës në drejtësi janë negative?
Ylli Manjani: Aktualisht, me ç’thonë qytetarët, sot ka njerëz shumë të pakënaqur nga sistemi gjyqësor. Unë nuk inspektoj dot më gjykatësit, nuk nis do procedim disiplinor sepse i takon Inspektorit të Përgjithsëhm që krijohet nga institucionet e reja.
Sokol Balla: Si zgjidhet kjo?
Ylli Manjani: Kjo zgjidhet duke ngritur institucionet e reja.
Sokol Balla: Mendoni se ka nevojë për ndryshime të tjera kushtetuese?
Ylli Manjani: Kushtetuta e 1998 ishte një Kushtetutë më e mirë se kjo që kemi të paktën teknikisht.
Sokol Balla: Kur kjo Kushtetutë është më e keqe se ajo që kishim, pse e votuat?
Ylli Manjani: Sepse ishte një proces politik dhe kishte një mosbesim të thellë të klasës politike.
Sokol Balla: Edhe vetë brenda mazhorancës?
Ylli Manjani: Ne kemi këmbëngulur për ndërhyrje të vogla në Kushtetutë dhe reforma të kalonte me ligje me 3/5. Megjithatë, 140 votat e Kuvendit, e kanë vulosur këtë Kushtetutë, megjithëse unë dhe të tjerë juristë të këtij vendi, jemi të shqetësuar për Kushtetutën e vendit tonë.
Sokol Balla: Mendoni që Kushtetuta e re, do të vendosë drejtësi?
Ylli Manjani: Drejtësia në këtë vend vendoset vetëm nëse vullneti për të zbatuar atë që kemi rënë dakort, është i hekurt. Tani është momenti i zbatimit.