Një turist shqiptar ka rënë pre e vjedhjes teksa darkonte në një restorant në Frankfurt të Gjermanisë së bashku me të shoqen e tij. Sipas mediave gjermane, shqiptari kishte paratë në një çantë të vogël të cilëtn e kishte varur prapa karriges ku po qëndronte në restorant.
Aty kishte 7.500 euro dhe pasaportat. Mirëpo, kur është çuar për t’u larguar, ka vënë re se çanta nuk ishte më aty. Policia po mbikëqyr kamerat e sigurisë së restorantit. Dyshohet se vjedhjen e kanë bërë dy persona që kanë kaluar dy herë pranë tij.
ma.me