Anglezët njihen për humorin e tyre të çuditshëm. Njihen edhe për humorin e zi. Ndryshe, si mund të shpjegohet ekzistenca e një sajti anglez në internet, ku çdo vit nxirret “Lista e Vdekjes”, që parashikon se cilët të famshëm do të vdesin brenda vitit?
Në 2016-ën u ndanë nga jeta 25% e listës së tyre (12 nga 50). Ndoshta sepse ky sajt përdor “strategjinë” e përzgjedhjes së personaliteteve të njohur që janë në moshë të thyer, kryesisht mbi 90 vjeç.
Ndër emrat që u ndanë nga jeta në 2016-ën dhe ishin në listën e kobshme, ishin Fidel Castro, Nancy Reagan dhe Muhammad Ali.
Këtë vit, lista përfshin disa emra të tjerë të njohur, emra të mëdhenj të artit dhe medias. Aktori Kirk Douglas, i cili festoi 100 vjetorin muajin që shkoi; dizenjatori i famshëm Pierre Cardin, 95 vjeç; themeluesi i “Playboy”, 91-vjeçari energjik Hugh Hefner (foto); multimilioneri David Rockfeller, 102 vjeç; ish-Papa Benedikti XVI, 90 vjeç; George Bush Ati, 93 vjeç si edhe aktoret e njohura të Hollyëood-it të artë, Betty White, 95 vjeç apo Olivia de Havilland, 101 vjeç. /java/b.d