Bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea ka folur në lidhje me akuzat ndaj tij për aferën 50 mijë euro. Ai ka sulmuar prokurorinë në seancën e mbajtur në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë.
Odhise Andrea deklaroi para togave të zeza se organi i akuzës ka zbardhur vetëm ato telefonata që i interesojnë, dhe jo të gjitha bisedat e tij që nxjerrin të vërtetën e marrjes së 50 mijë eurove nga një qytetar që kishte proces gjyqësor me bashkëshorten e tij.
Odhise Andrea ka pranuar se mori 50 mijë euro sepse i duheshin për një makineri në një biznes të tijin.
Ai foli edhe për udhëtimin në Itali që sipas Andreas ishte i planifikuar para se të dilte skandali në Korrik të vitit të shkuar. Odhise Andrea nuk komentoi se si hyri në Shqipëri ilegalisht, pasi nuk rezulton të ketë kaluar në pikat kufitare. Avokati i tij kërkoi shfuqizimin e masës së “arrestit me burg”. Në fund gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”./a.m.