Drejtuesit e Chelseas po planifikojnë ta rindërtojnë komplet stadiumin Stamford Bridge
Sipas tabloidit britanik, Daily Telegraph, drejtuesit e Chelseas e kanë një plan për rindërtimin komplet të stadiumin Stamford Bridge. Thuhet se miliarderi rus, Roman Abramovich, i cili është pronar i Chelseas, është i gatshëm të investoj në këtë projekt, i cili pritet të kushtoj 500 milionë funte (577 milionë euro), përcjell Express.
Chelsea është duke shpresuar për të rritur kapacitetin e stadiumit në 60 mijë ulëse, 20 mijë më shumë sesa kapaciteti aktual.
Tan, drejtuesit e Chelseas janë duke e pritur vetëm mbështetjen e kryetarit të Londrës, Sadiq Khan për ta nisur këtë projekt, i cili pritet të përfundoj në vitin 2022.
Chelsea tani është duke kërkuar një stadium të përkohshëm ku skuadra do t’i zhvilloj ndeshje deri në ndërtimin e stadiumit të ri. (b.an)