Një 55-vjeçar nga Gjirokastra ka humbur jetën, ndërsa babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të asfiksisë nga gazi i qymyrit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kakoz në zonën e Lunxhërisë.
Policia bën me dije se janë njoftuar rreth orës 09.40 për ngjarjen, ku P.L, 55 vjeç është gjetur i vdekur, ndërsa babai i tij, A.L, 75 vjeç u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës.
Dyshohet se shkaku mund të jetë asfiksimi nga gazi i qymyrit që përdorej për ngrohje. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plot të shkaqeve dhe ngjarjes./a.m.