Efektivët e policisë së Elbasanit kanë identifikuar dhe më pas arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për dhunë në familje.
Besnik Dashhana, 31 vjeçar si dhe Refit Tërnova, 39 vjeç, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tyre.
I pari ka rrahur gruan e tij 28 vjeçare, ndërsa shtetasi i dytë, pas një konflikti me motive të dobëta ka sulmuar fizikisht kunatën e tij 50 vjeçare.
Ndaj tyre, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”./java/a.k