Kryeministri Edi Rama reagoi pas postimit në facebook të Lulzim Bashës i cili nëpërmjet një videoje, ironizonte inaugurimn e punimeve për bulevardin e ri. Sipas Bashës, Rama dhe Veliaj inauguruan punë të bëra nga ai në vitin 2013.
Por pak minuta më vonë, po nëpërmjet rrjetit facebook, Rama shkruan se “Lulzimi inauguroi punë që si bëri kurrë”.
Postimi i Ramës:
Lulëzimi ka publikuar këtë video për të thënë se medemek të njëjtën gjë paskemi bërë sot edhe unë me kryebashkiakun e Tiranës😂
Eshtë vërtet unikal Lulëzimi, sepse jo vetëm ka inauguruar punë që s’i bëri kurrë, si puna e bulevardit të ri, po nuk e ka aspak problem t’ua kujtojë edhe vetë njerëzve këtë aftësi të tij të veçantë për të mos bërë dot asnjë punë.
Postimi i Bashës më herët:
Këtë “inauguroi” Rama sot