Armand Shkullaku nuk do të jetë më drejtor informacioni në televizionin informativ ABC News.
Lajmi konfirmohet nga vetë ky i fundit i cili pohoi se pas 4 vitesh do të largohet nga ky post.
Shkullaku deklaroi se vendimi për largimin nuk ishte i tiji por i pronarit të grupit mediatik. Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Shkullakun në këtë post.
/a.m.