Drejtuesit e Fiorentinës janë në kërkim të një sulmuesi pasi Nikola Kalinic pritet të transferohet në Kinë.
Sipas Corriere dello Sport, skuadra ‘Viola’ po mendon që ta transferojë sulmuesin e Interit, Gabriel Barbosa – Gabigol.
Thuhet se Interi është i gatshëm ta huazoj brazilianin, por me kusht që lojtari të luajë rregullisht.
Gabigol u transferua në Inter verën e kaluar nga Santos, por deri më tani është paraqitur vetëm disa minuta për Nerazzurrët në Serie A. /a.m.