Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët kundër narkotikëve mes Policisë së Shtetit dhe asaj Italiane, Guardia di Finanza (GdF) e Pulias. Goditet tentativa për trafik ndërkombëtar të narkotikëve.
Në orët e para të mëngjesit të datës 10 Janar, rreth 7 milje (11 km) në afërsi të Brindisit pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, GdF në Pulia ka ndaluar një skaf me 2 motorë të fuqishëm, me ngarkesë prej rreth 1.9 ton Cannabis Sattiva.
Autoritetet italiane arrestuan dy personat në bord, një shtetas italian dhe një shqiptar, konkretisht shtetasit:
D.P, 47 vjeç, Brindizi, Itali,
B.H, 25 vjeç, banues në Vlorë.
Ky opracion është pjesë e hetimeve të përbashkëta me policinë italiane Interforze dhe në veçanti me Guardia di Finanza në Durrës, Vlorë dhe ROAN GdF Bari, Pulia.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik./a.m.