Kryeministri i Italisë Paolo Gentiloni është ndier i sëmurë gjatë natës së djeshme. Kreu i qeverisë së re italiane po udhëtonte drejt Parisit për të patur një takim me Presidentin Hollande, por është rikthyer natën në Romë, për të kryer një koronarografi… Gjatë konferencës me Hollande, dukshëm Gentiloni është ndier keq. Gjatë kthimit i ka thënë kolegëve se nuk ndihej mirë.
Vendimi i mjekëve ka qenë që ai duhej të kryente operacion dhe ashtu ka ndodhur. Gentiloni i është nënshtruar një operacioni angioplastik për të hapir venat që rrezikonin rrjedhjen e gjakut.
Sipas burimeve të La Repubblica-s Gentiloni ndodhet në gjëndje të mirë dhe pritet që të nisë punën të hënën e ardhshme./java/a.k