Pas bllokimit të disa akseve kombëtare dhe lokale nga dëbora dhe ngricat, prokuroria e Shkodrës nis hetimet kryesisht për kompanitë e mirëmbajtjes dhe pastrimit.
Burime për Report Tv pohojnë se hetimet kanë nisur pas ankesave të banorëve se prej ditësh kanë mbetur të bllokuar si dhe denoncimeve në media nga zyrtarë të ndryshëm.
Akuza e Shkodrës kërkon njohjen me kontratat që kanë firmat në këtë qark ku janë shënuar dhe problematikat më të mëdha përfshi dhe bllokimin e akseve që të çojnë drejt Thethit dhe Valbonës.
Gjatë javës pritet sekuestrimi kontratave dhe marrja ne pyetje e administratoreve të firmave të pastrimit të rrugëve./a.k