Teksa bora ka pushtuar Italinë, profecia e tij po frikëson botën.
Bëhet fjalë për Matteo Tafurin të njohur si “Nostradamusi italian”.
Ai ka parashikuar se nëse në Salento do të ketë borë për dy ditë, kjo do të sjellë fundin e botës. Media italiane shkruajnë se kjo zonë, nën pushtetin e borës, është një ngjarje e rrallë.
Matteo Tafuri njihet si filozof dhe astrolog, që ka lindur më 8 gusht 1492 në Soleto dhe ka vdekur më 13 Qershor 1582.
Matteo Tafuri është i njohur për aftësitë e tij okulte dhe parashikuese.