Një fund tragjik për një 40 vjeçar me origjinë nga Shqipëria teksa ngjarja është e mbështjellur me mister për shkakun e vdekjes së të riut, i cili u gjet i pajetë në apartamentin e tij në Varese të Italisë.
Kanë qenë familjarët të cilët e kanë zbuluar. Pre dy ditësh i riu nuk kishte patur asnjë lloj kontakti me familjen e tij. Kjo ka bërë që i ati të merakosej dhe të shkonte në apartamentin e tij. Është dashur që babai i 40 vjeçarit të shqyente derën pasi askush nuk përgjigjej… vetëm për të gjetur të birin të vdekur në shtratin e tij.
Më pas është thirru policia nga vëllai i viktimës i cili shoqëronte të atin. Efektivët janë paraqitur në apartamentin e 40 vjeçarit dhe pas një kontrolli kanë zbuluar në dollapin e viktimës gjysëm kilogrami heroinë.
Pas hetimeve policia ka përjashtuar mundësin e një vrasje pasi në trupin e të riut nuk janë gjetur shenja dhune… ende në mister shkaku i vdekjes së 40 vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije nga forcat e rendit. Ajo çka mbetet është vetëm rezultati i testit të autopsisë dhe toksikologjisë për të zbuluar shkakun apo shkaqet e kësaj vdekje të mistershme të shqiptarit./java/a.k