Ministri i Transportit Sokol Dervishaj inspekton gjendjen e kalueshmërisë në aksin kombëtar Gjirokastër-Sarandë.
Dervishaj u shpreh se në Qafën e Muzinës pavarësisht motit të ditëve të fundit ky aks nuk ka probleme.
“Ka pasur një reagim të shpejtë dhe gjendja e kalueshmërisë është optimale.
Angazhimi është maksimal si nga Ministria dhe drejtoritë rajonale.
Jemi në gatishmëri maksimale, por fatmirësisht në Jug s’ka probleme në qarkullim.
Edhe Llogaraja dhe rruga e Bregut nuk ka probleme në qarkullim.
Disa akse në veri të vendit janë më problematiket.
Bashkë me institucione të tjera po koordinohemi për të përballuar situatën.
Asnjë aks kombëtar nuk është i bllokuar”, tha ministri.