Është ndarë nga jeta gazetarja me famë botërore e cila njihet si reporterja që dha “lajmin e shekullit”.
Bëhet fjalë për Clare Hollingëorth, e cila ndërroi jetë në moshën 105-vjeçare.
Ajo njihet si reporterja që dha e para lajmin për nisjen e Luftës së Dytë Botërore. Gazetarja nga Leicesteri i Britanisë informoi botën e asaj kohe e para për pushtimin e Polonisë nga Gjermania naziste.
Ajo vijoi raportimet e saj për luftën nga Vietnami, Algjeria dhe Lindja e Mesme. Hollingëorth, gazetare e “Daily Telegraph” në atë kohë, raportoi agresionin gjerman në kufijtë polak, duke qenë dëshmitare okulare.
Para se të niste karrierën në gazetari ajo kishte ndihmuar shumë njerëz të shpëtonin nga regjimi i Hitlerit duke ndërhyrë që të pajiseshin me viza britanike./a.m.