Universiteti “Grand Valley” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka bërë një vlerësim tepër pozitiv kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka përfunduar studimet aty në vitin 2002. Universiteti ka publikuar dje një intervistë me kryebashkiakun Veliaj, ku ai shpjegon se si falë punës së përditshme, Bashkia e Tiranës zgjidh çdo ditë problemet që i dalin përpara.
“Si kryetar i bashkisë së Tiranës, Shqipëri, ish-studenti Erion Veliaj, është duke punuar për të bërë qytetin e tij një vend më të mirë për të jetuar”, thuhet në postimin në rrjetet sociale të Universitetit Grand Valley State në ShBA. Ky vlerësim vjen në fakt, në kohën kur opozita e e ka sulmuar vazhdimisht Veliajn se nuk ka një diplomë.
Madje, në faqen e universitetit Grand Valley State, është publikuar edhe një përshkrim për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar atë si një një histori suksesi të studentëve të dalë prej këtij universiteti.